DYLON

Së shpejti qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga udhëzimi administrativ

Së shpejti qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga udhëzimi administrativ
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës së Kosovës, pas amandamentimit të ligjit për të huaj (vitin e kaluar), ka vazhduar me punë dhe ekipet e ekspertëve kanë punuar në udhëzimin administrativ, për t’ iu mundësuar qytetarëve të huaj, që për shkaqe të ndryshme janë mbetur pa dokumente dhe janë në Kosovë, së shpejti të fillojmë të pajisën me dokumente, pa dallim për të gjithë.

Kështu ka thënë Izmi Zeka, zëvendësministër i MPB-së, për të shtuar se” “Andaj e kemi të qartë se pritjet janë të kahershme mirëpo për shkak të disa çështjeve të brendshme shtetërore nuk kemi arritur më herët që të rregullojmë statusin e gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e që nuk kanë arritur ti gëzojnë të drejtat institucionale si gjithë të tjerët”.

“Me këtë rast edhe qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga ky udhëzim administrativ si gjithë të tjerët ku do ta pajisën me leje qëndrim për 5 vite dhe mandej do ta kenë mundësin për marrjen e shtetësisë. Kërkojmë mirëkuptim për këto vonesa, por janë ligjore dhe ne si Ministri e Brendshme duhet të respektojmë maksimalisht. Së shpejti do të futet në fuqi Udhëzimi Administrativ dhe do të njoftoheni përmes mediave elektronike dhe të shkruara”, ka thënë Zeka, duke u falënderuar për mirëkuptim.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.