Mustafa: Sistmetet e avancuara të QKMK-së mundësojnë mbikëqyrje më të mirë kufitare

Mustafa: Sistmetet e avancuara të QKMK-së mundësojnë mbikëqyrje më të mirë kufitare

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) të Ambasadës Amerikane sot bënë “Demonstrim të drejtpërdrejtë” të sistemeve të QKMK-së duke përfshirë: aftësinë e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemin për Menaxhimin e Rasteve (CMS) dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit (BI).

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa tha se Republika e Kosova është shembull për shtetet e Ballkanit Perëndimor me një qendër të tillë.

“Ky sistem i avancuar ofron informacione të shpejta që të kemi një mbikëqyrje më të mirë kufitare“- tha z. Mustafa.

Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj deklaroi se aplikacioni i ri do t’ju mundësoj të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ata që kalojnë nëpër kufijtë e Republikës së Kosovës që të raportojnë për çdo dukuri që ndodhë në kufi dhe po ashtu zyrtarëve të zbatimit të ligjit që të shfrytëzojnë aplikacionet për raportim dhe shkëmbim të informacionit në kohë reale si në kufi edhe në brendi të vendit.

Në këtë aktivitet po ashtu prezantuan edhe dy përfaqësues ndërkombëtarë z. George R. Clarke, nga Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) të Ambasadës Amerikane si dhe Alan Willson, këshilltar i lartë për çështje të MIK-ut në misionin EULEX të cilët potencuan rolin dhe rëndësinë që e ka kjo qendër në ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Sistemimet të cilat janë lanësuar sot në QKMK janë sisteme të pranimit të thirrjeve nga numrat e besueshmërisë (HOT LINE), ku pastaj këto thirrje regjistrohen në Sistem për Regjistrimin e Rasteve duke ju referuar raportimeve nga qytetarët për fenomene negative si: korrupsion, trafikim me mallra, produkte ushqimore të dyshuara, sjellje jo e mire e zyrtarëve shtetëror etj.

Po ashtu kjo qendër ka përfituar edhe sistemin për Inteligjencë Biznesore (BI), ku ky sistem është ndërlidhur me 16 baza të të dhënave nacionale si ato nga të gjitha autoritetet për zbatimin e ligjit dhe sigurisë, ku me ketë mund të krijojnë raporte të ndryshme si : statistika, produkte analitike, profile, shenjëstrim dhe analiza inteligjentë.

Përfundimi i këtij projekti siguron burimet, ekspertizën dhe informacionin e kërkuar në maksimizimin e aftësisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur operacionet kufitare dhe të brendshme të zbatimit të ligjit dhe për të zbuluar, parandaluar, hetuar dhe reaguar ndaj veprimtarisë kriminale dhe terroriste.

QKMK është përfituese e një sistemi i cili ka qenë i mbështetur nga EXBS, ky sistem e bënë pranimin e thirrjet nga nr.: 0800 500 95 dhe 0800 111 22 të cilët janë pa pagës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky sistem është i pari në rajon dhe është donacion i ambasadës amerikane dhe programit EXBS.

KOMENTE