Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë me dije se nga Gjermania për në Viti është nisur një donacion i rëndësishëm që do të ndihmojë zjarrfikësit tanë në punën e tyre fisnike.
”Komuna jonë së shpejti do të pajiset me disa automjete dhe disa pajisje, të cilat do të jenë në shërbim të Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti”, ka thënë Haliti.
Sipas të parit të komunës, ky donacion u bë i mundur falë përkushtimit dhe vullnetit të bashkatdhetarit nga Binça e Vitisë, Vilson Gega, i cili bashkëpunoi ngushtë me autoritetet gjermane dhe komunën e Vitisë, që të sjellin këtë donacion shumë të rëndësishëm në Viti.
“Kjo ndihmë do të lehtësojë punën për zjarrfikësit tanë në misionin e tyre të mbrojtjes së jetës dhe pasurinë e qytetarëve tanë. Dua të falënderoj nga zemra, Gegën, përfaqësuesit gjermanë dhe të gjithë atyre që janë angazhuar që ky donacion të nisët për Viti”, ka thënë Sokol haliti, kryetar i komunës së Vitisë. /2LONLINE/