Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë të dielën ka inspektuar punimet në ndërtimin e tribunave të fushës sportive, në fshatin Gërmovë, por edhe punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati.
Haliti, gjithashtu ka inspektuar punimet parapërgatitore që po bëhen në asfaltimin e një rruge në qendër të qytetit, konkretisht në afërsi të Xhamisë. Gjatë këtyre inspektimeve ai është takuar me qytetarët ku ka marrë edhe mbështetjen e tyre për projektet të cilat po realizohen në këto lokalitete.