DYLON

Uta shpalos logon e Gjilanit në Lhotse, Haziri ndihet krenar

Uta shpalos logon e Gjilanit në Lhotse, Haziri ndihet krenar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Uta Ibrahimin për suksesin e radhës në misionin e saj në ngjitjen në majën Lhotse me një lartësi mbidetare prej 8 mijë e 516 metra, e cila është maja e katërt më e larta në botë.

“Uta na bën të gjithëve krenar, sikur edhe shumë gjilanas të tjerë që gjithandej botës me angazhimet e tyre janë lobuesit e drejtëpërdrejt të Republikës së Kosovës. I uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Përndryshe, Uta Ibrahimi në majën Lhotse ka shpalosur flamurin kombëtar dhe logon e Komunës së Gjilanit, duke shprehur krenarinë për qytetin e lindjes.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.