Komuna e Vitisë, ka filluar me asfaltimin e hapësirave përgjatë rrugëve, ku është bërë ndërtimi i trotuareve dhe përfundimin e trotuareve që janë shtruar pak më parë me buxhetin komunal.
Bëhet me dije se punime të tilla kanë filluar nga Kllokoti në drejtim të fshatit Zhiti, duke vazhduar për në fshatin Ballancë e më pas në fshatrat Radivojcë, Devajë dhe Fshatin e Ri.
Gjithashtu pritet të punohet edhe përgjatë rrugës Pozheran-Sllatinë si dhe nga qyteti i Vitisë për në Sadovinë dhe lokalitete të tjera të kësaj komune.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka potencuar me realizimin e këtyre projekteve pritet të përmirësohet edhe më shumë infrastruktura rrugore si dhe të rritet siguria e pjesëmarrësve në trafik. /2LONLINE/