Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti iu ka kushtuar rëndësi të veçantë pastrimit, hapjes dhe mirëmbajtjes së kanaleve, përroskave dhe lumenjve, thuhet në komunikatën e komunsë së Vitisë.
Kjo ka ndikuar që kjo komunë të mos këtë dëmtime nga vërshimet përderisa shumica e komunave në Kosovë janë përballur me vërshime, thuhet tutje në komunikatë.
Megjithatë kjo komunë sot ka bërëdisa intervenim të vogël në mesin e tyre edhe Pozheran, konkretisht në vendin e quajtur “ Të ura e Kurteshit”.
Përndryshe, Kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj të tregoj një përkujdesje të madhe në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve, përroskave dhe shtratit të lumit “Morava e Binçës”. /2LONLINE.com/