DYLON

Angazhimi i njësiteve të FSK-së në operacionet e shpëtimit pas vërshimeve në Kosovë – FOTO

Angazhimi i njësiteve të FSK-së në operacionet e shpëtimit pas vërshimeve në Kosovë – FOTO
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), pas reshjeve të vazhdueshme ditëve të fundit dhe vërshimeve në gjithë territorin e Kosovës, me njësitet e specializuara për reagim në kriza, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të xhenios, u doli në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në përballimin e situatës, me fokus të veçantë në shpëtimin e jetës së njerëzve.

Pas vërshimeve të para (06.01.2021), FSK-ja ka marrë masat për të vlerësuar situatën në teren, duke angazhuar Kompaninë për Operacione me Civil, në nivel vendi.

Më datën 08.01.2021, janë pranuar kërkesat e para për mbështetje nga Komuna e Gjakovës, përmes Institucioneve Qeveritare për t’i mbështetur autoritetet civile, për zhvendosjen dhe strehimin e 55 qytetarëve në Aeroportin e Gjakovës.

EkoHigjiena

Në ditët në vazhdim; ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë intervenuar në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku kanë shpëtuar 3 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Operacionet e FSK-së, kanë vazhduar edhe me 10, 11 e 12 janar, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në përballimin e situatës emergjente. FSK-ja i ka dalë në ndihmë Policisë së Kosovës, në pengimin e përmbytjes së objektit të Forenzikës të Policisë së Kosovës, ku janë angazhuar ekipet Xheniere të Gardës Kombëtare, gjithashtu kanë intervenuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK-së, ku kanë penguar përmbytjen e objektit.

Njësitet e Kërkim – Shpëtimit në ujëra, me datën: 11.01.2021, gjatë ditës dhe natës kanë vepruar në rajonin e Drenasit, në fshatrat Poklek, Shtrubullovë e Komaran, ku kanë shpëtuar 43 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit, po këtë ditë, kanë shpëtuar dhe evakuuar 3 banorë të fshatit Volljak të Klinës.

Më 12 janar, ekipet profesionale të FSK-së, kanë realizuar operacione të kërkim – shpëtimit edhe në komunën e Fushë Kosovës, Vushtrrisë dhe Prizrenit, ku kanë shpëtuar dhe evakuuar 16 persona.

FSK-ja është në gjendje gatishmërie 24 orë në 7 ditë të javës për të intervenuar me kapacitetet e saj operacionale, duke ju përgjigjur kërkesave që vijnë nga institucionet shtetërore.

Vërshimet kanë shkatërruar edhe infrastrukturën rrugore, ku janë dëmtuar disa ura. FSK-ja me ekipet e Xhenios, kanë bërë vlerësimin e urës së dëmtuar në fshatin Dobroshec të Drenasit dhe urës në fshatin Hajnoc të Kamenicës, me qellim të ngritjes së urave mobile të FSK-së për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur për t’iu dalë në ndihmë institucioneve të Kosovës, dhe të gjithë qytetarëve në raste të situatave emergjente si në; kërkim-shpëtim në ujëra, male dhe kërkim – shpëtim urban. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.