Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ultë ” Bafti Haxhiu” paralelja e ndarë në Ramnishtë.
Ai nga afër inspektoi punimet që janë bërë në këtë objekt shkollor, konkretisht në vendosjën e rrethojave e financiar nga buxheti i komunës.
Gjithashtu u njoftua edhe me punët vullnetare të bërë nga komuniteti dhe prindërit e nxënsve të kësaj shkolle të cilët me vetëfinancim kanë siguruar për nëvojat e shkollës kompjuter dhe printet por edhe raftat për vendosjën e librave.