Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe këtë të fundjavë ka vazhduar të inspektojë punimet që po zhvillohen në disa lokalitete të kësaj komune.
Ai ka vizituar fshatin Letnicë ku ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një ure, por ka vizituar edhe fshatin Ramnishtë, konkretisht parkun e këtij fshati.
Haliti ndër tjerash potencoi se edhe gjatë këtij viti, kjo komunë do të punojë në projekte të fushave të ndryshme dhe atë në të gjitha lokalitetet e kësaj komune, duke potencuar se qëllimi kryesor i tij është të krijoj kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët vitias dhe atë pa dallime.