Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e ujësjellësit për fshatrat Smirë dhe Vërban, konkretisht punimet në ndërtimin e rezervarit të këtyre ujësjellësve.
Përndryshe banorët e këtyre dy lokaliteteve kanë falënderuar komunën për këtë projekt të rëndësishëm duke potencuar se këto dy fshatra në vazhdimësi kanë pasur probleme në sigurimin e ujit të pijshëm.
Kurse edhe gjatë diskutimeve publike të cilat komuna i ka mbajtur me banorët e këtyre lokaliteteve sigurimi i ujit të pijshëm ka qenë prioritet kryesor për ta.