Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) sot ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Beograd Michael Kirby. Në kumtesën e lëshuar nga PVD thuhet se kryetari i saj Riza Halimi mori pjesë në pranimin e ambasadës së SHBA-ve në Beograd të organizuar me rastin e fillimit të punës së këshilltares së re politike në ambasadën amerikane, zonjës Cherrie Daniels, transmeton Titulli.
Me këtë rast me ambasadorin Michael Kirby dhe këshilltaren Daniels u bisedua rreth çështjes aktuale politike në Luginë të Preshevës.