Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) , njëherit deputet në Parlamentin Republikan, Riza Halimi, ka drejtuar akuza në adresë të kryetarit të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafës e Nagip Arifit.
Riza Halimi, mes tjerash ka theksuar se nga gjithë ky manipulimin përfitues dalin krerët komunal me sponsorët e tyre , duke nënvizuar se ky veprim që po bëhet nuk falet.
“Sikur që po ja shohin “hajrin” me gjithë ato buxhete, tendere, manipulime, duhet të jetë të vetëdijshëm se e kanë përgjegjësinë për këtë degradim që po zhvillohet. Kjo nuk falet, gabimi politik në vlerësim mund të përmirësohet, ama veprimet që po bëhen, ngecja që po bohet, degradimi që po bohet, këto nuk falen”, transmeton Titulli.
Këto komente deputeti i ka bërë gjatë shënimit të 24 vjetorit të themelimit t PVD-së. Ai me këtë rast ka deklaruar se Presheva po shndërrohet në një bashkësi të madhe lokale, gjendje e cila nuk ka qenë as në kohën e Millosheviqit.
Për Bujanocin tha se po shkon në atë rrugë. “Po shifet se sa në këto dy vite edhe aty kemi veprime të mbrapshta. Medvegjën e kemi para spastrimit etnik”, u shpre Halimi.
“Kemi dokumente të qarta dhe po shifet në Preshevë, cilat firma shqiptare në Preshevë kanë mujt me marrë pjesë në procesin e privatizimit…ata që janë sponsorë të PDSH-së, këto edhe fëmija pi di”, thotë kryetari i Partisë për Veprim Demokratik.
“Edhe ata që i ndihmoi pushteti edhe me privatizim, tash së fundi edhe me këto mjetet e Trupit Koordinues, subvencionet e TK-së edhe në Preshevë e Bujanoc, ndihmohen sponsorët e kryetarëve të komunave në Preshevë e Bujanoc, e a duhet me shku hala ma tepër sikur kurrkush spi sheh këto, se me kend bonën koalicion partitë politike serbe të nivelit qendrorë në Bujanoc para dy viteve? Bonën me atë parti që kishte bojkotu zgjedhjet parlamentare”, vlerëson Riza Halimi.