DYLON

Lazarati “zbret“ në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Është vendi më i varur në Evropë që importon pothuajse të gjitha produktet jetësore. Por, këtë bilanc negativ pritet ta zbutë një produkt i cili ka filluar të kultivohet me të madhe në Kosovë, siç është droga. Kjo ngase krahas specave e domateve, droga po gjen vend në serat e kosovarëve. Policia e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi 4 909 bimë narkotike të llojit kanabis sativa anembanë territorit të saj si dhe ka sekuestruar mbi 600 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Kjo situatë ka alarmuar drejtuesit e Institucioneve të sigurisë në vend si dhe vetë qytetarët të cilët po i raportojnë këto raste. Kosova, përveç që po shfrytëzohet si vend transit për bartjen e substancave narkotike në vendet e Lindjes, ajo po shndërrohet edhe në kultivuese të tyre. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti policia ka sekuestruar mbi 600 kilogramë drogë të llojit marihuanë, krahasuar me vitin e kaluar që i bie të jetë dyfishi më shumë sesa periudha e njëjtë e 2013-tës.

EkoHigjiena

Kjo ngase në 12-mujorin e vitit të kaluar policia ka konfiskuar rreth 509 kilogramë drogë në total. E ata të cilët tashmë janë të varur nga përdorimi i këtyre substancave, janë duke u shëruar në qendrën e vetme në Kosovë e cila merret me trajtimin e personave të varur nga përdorimi i narkotikëve. Drejtori i qendrës “Labirint”, Safet Blakaj, në një prononcim dhënë gazetës Tribuna ka treguar për shifrat alarmante të pacientëve të cilët janë duke gjetur kurim në këtë qendër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.