Enver Hajrullahu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Nisma Socialdemokrate, ka bërë me dije se është takuar sot me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Nazim Gagica, me të cilin ka diskutuar për shkollën e mesme në Zhegër, problem i cili është trashëguar për shumë vite me radhë.
“Si rezultat i kushteve të dobëta, zhvillimi i mësimit nuk është në nivel të mirë, prandaj duhen të merren masat e duhura, që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Hajrullahu, transmeton 2LONLINE.
Ai ka falënderuar drejtorin e DKA-së, që shprehu gatishmërinë e tij, që në bashkëpunim më të gjitha organet kompetente komunale, ti harmonizojë dhe të iniciojë procedurat për kërkesë në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë, për ndërtimin e shkollës së mesme në Zhegër.