Autoritetet policore, në raportin e tyre 24-orësh, kanë bërë me dije për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në dy xhamitë e komunës së Gjilanit, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Duke iu referuar rastit të parë, policia ka bërë me dije se në rrugën “Zija Shemsiu” në qytetin e Gjilanit, gjatë natës, persona ende të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e Medresesë ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin.
·
Ndërsa, duke iu referuar rastit tjetër, bëhet e ditur se në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, persona të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e fshatit ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin. /2LONLINE.com/