DYLON

Ismajli: Situata me COVID-19 në Gjilan është e menaxhueshme, apeloj për kujdes të shtuar

Ismajli: Situata me COVID-19 në Gjilan është e menaxhueshme, apeloj për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen ditore nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Në takim është bërë vlerësimi i gjendjes së përgjithshme të përballjes me pandeminë, ku u theksua se pas rasteve të reja, për Komitetin është i njohur burimi i infeksionit, që vije kryesisht nga kryesisht familjare.

Nënkryetari Arbër Ismajli, ka deklaruar se situata është e menaxhueshme, por ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos dalin jashtë shtëpive pa maska, ta mbajnë distancën sociale dhe ta mbajnë higjienën.

EkoHigjiena

Gjendja e përgjiththshme e përballjes me pandeminë COVID-19 në Gjilan është kjo: 818 raste pozitive në total, 612 të shëruar, 175 raste aktive, 48 të hospitalizuar, 31 të vdekur dhe 5 mostra në pritje të rezultateve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.