Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan ka bërë të ditur se ankuesi ka deklaruar se derisa ka pasur të parkuar automjetin Audi A4, nga persona të panjohur i është thyer xhami dhe i është vjedhur një çantë e bashkëshortes së tij, në të cilën ka pasur, një telefon celular dhe disa gjëra personale, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar në veturë është rreth 2000€. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në hetime.
Fotoilustruese