“Hajdin Salihu blindon mbrojtjen”. Kështu janë shprehur drejtuesit e Klubit futbollistik Drita të cilët kanë prezantuar prurjen e re në skuadër, mbrojtësin e ri të klubit, Hajdin Salihu.
Ai vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia. Pas dy viteve të kaluara në superligën kroate, aventurën do ta vazhdojë në klubin bardh e kaltër.
“Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe Shpend Salihu, përfaqësues i lojtarit. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese në klub”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.
FC Drita dhe Hajdin Salihu kanë nënshkrua kontratë trevjeçare. Salihu do të jetë i veshur bardh e kaltër deri në qershor 2026.
Salihu para se të transferohej në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, ka qenë pjesë e KF Llapi nga superliga e Kosovës. /2LONLINE/