Mbrojtësi anësor kosovar i Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj, i është bashkuar klubit të Superligës turke, Kasimpasa, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Florent Hadërgjonaj do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, duke luajtur në Superligën turke për klubin Kasimpasa, ku u zyrtarizua sot.
Mediat britanike kishin raportuar se një numër i klubeve ishin interesuar për transferimin e 25-vjeçarit, mirëpo klubi turk kishte qenë më i shpejtë në negociata dhe e siguroi huazimin e Hdërgjonajt.
“Së pari, faleminderit shumë për këtë pritje të ngrohtë. Që nga fillimi, që kur i kemi filluar negociatat, janë ndierë shumë rehat. Kemi pasur biseda të mira. Ishte një proces i gjatë, që të jem i sinqertë, zgjati disa dita, por tani është më mirë”, ka thënë Hadërgjonaj.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që më në fund u arrit transferimi. Kjo është hera ime e parë këtu [Stamboll], por kam dashur gjithmonë ta vizitojë Stambollin. Është një qytet i mrekullueshëm. Tani që do të luaj në këtë qytet, ndoshta do të mund të dal t’i vizitojë disa vende”.
“Kam folur me disa shokë që luajnë në ligën turke dhe që e njohin Kasimpasan më mirë sesa unë. Kam folur edhe me Loret Sadiku dhe ai më tha se qendra stërvitore është shumë e mirë. Por, tani jam shumë i befasuar kur po e shoh me sytë e mi. Ky klub u jep lojtarëve mundësi të përmirësohen, s’kam pasur kurrë më parë në jetë qendër stërvitore, është shumë profesionale dhe kemi gjithçka këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thene ai.
Kosovari 25-vjeçari fillimisht i ishte bashkuar Huddersfieldit në formë huazimi nga Ingolstadt në gusht të vitit 2017, para se të kalonte aty në mënyrë permanente në vitin 2017.
Ai i ka bërë 73 paraqitje për Huddersfieldit.