Ylli i Premierligës me prejardhje nga Kosova, Florent Hadërgjonaj e ka marrë pasaportën e Kosovës. Pak pas konfirmimit, se ai do të jetë pjesë e Kosovës, vetë futbollisti e ka bërë publik këtë njoftim.
Ai ka publikuar fotografi nga takimi me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe ka thënë se është gati ta vesh fanellën. sipas tij më të bukur në botë.
“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë.Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë.
Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, shkruan Hadërgjonaj në njoftim.