DYLON

100 të rinj dhe fermerë të rajonit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë po trajnohen në ndërmarrësi

100 të rinj dhe fermerë të rajonit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë po trajnohen në ndërmarrësi
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Tregu i qëndrueshëm për produkte të freskëta të fermerëve në zonën ndërkufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës”, i financuar nga Bashkimi Evropian, sot kanë filluar trajnimet 3 ditore për 100 pjesëmarrës nga dy komunat partnere.

Udhëheqësi i projektit, Eroll Januzi ka thënë se që nga fillimi në këtë projekt kishte një interesim të jashtzakonshëm dhe i tillë po mbetet në vazhdimësi.

“Interesimi i të rinjve për trajnimet në ndërmarrësi është i jashtëzakonshëm. 100 të rinj dhe fermerë aktiv nga Gjilani dhe Kumanova, po trajnohen në ndërmarrësi. Programi ka për qëllim që t’i bashkojë interesat e dy palëve, në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar dhe trajnuar të rinjtë në ndërmarrësi por edhe duke ndërtuar kapacitete të përbashkëta që në të ardhmen pse jo edhe shkëmbimin e mallrave”, ka thënë Januzi.

EkoHigjiena

Për ndryshe, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.