Ylli i Kosovës, Florent Hadërgjonaj është bërë me skuadër të re. Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, njofton se kosovari është huazuar te skuadra turke, Kasimpasa.
Hadërgjonaj e ka braktisur Huddersfieldin pas tri edicionesh zhgënjyese me skuadrën angleze.
Futbollisti deçanas mbrëmë u la rezervë te Huddersfieldi dhe e mërkura ka qenë finale për vendimin e largimit të tij.