Gryka e Karadakut, që përfshihet prej Stanqiqit e deri tek Zhegra e Agim Ramadanit dhe Idriz Seferit, i ka bërë pritje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së dhe Koalicionit të Besës dhe Shpresës, përkatësisht Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri , Avdil Halimi, Labinotë Demi Murtezi, Ismet Hajdini, Selvete Shurdhani e Fidan Mustafa.
Kandidatët për deputetë falënderuan banorët e Karadakut për mbështetjen e madhe, ndërkaq thanë se ky koalicion do të triumfojë për të mirën e këtij vendi sepse ky është një moment historik i kthesës së madhe. Ata thanë se do të jenë zë i fuqishëm i Gjilanit në Paralamentin e Kosovës.
Kryetari i Degës së LDK-së, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo mbështeteje është dëshmia më e madhe e fitores së madhe të partisë së Ibrahim Rugovës dhe aleatëve.
“Kjo zonë njihet me kryengritësit më të mëdhenj në historinë tonë. Kjo mbështetje e fuqishme tregon për fitoren e madhe të LDK’së me 11 qershor. Ndërsa, atyre që po ndihen të fortë me vendos kurdo me çu vendin në zgjedhje, duhet me ia ndalë këtë fuqi të rrejshme që e kanë. Kosovën duhet ta bëjnë vend për zhvillim, e për mundësi pune”, tha Haziri, duke lavdëruar kandidatët për deputetë, për të cilët tha se janë më të mirët.
“Këta kandidatë për deputetë janë njerëzit më të mirë që kjo kohë po i kërkon. Këta do ta përshpejtojnë punën që në shtator në Stanqiq të hapet Dogana dhe Zhegra e Gryka e Karadakut do të zhvillohet në mënyrë shumë të shpejtë. Këta deputetët e ardhshëm do ta ndihmojnë Gjilanin duke ndikuar që të sjellin investime tjera milionëshe”, shtoi Haziri.
Në fund, Haziri ka ftuar të gjithë qytetarët, gra e burra, të rinjë e të reja, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë koalicionin LDK-AKR me numër 16 dhe kandidatët, të cilët janë të dëshmuar dhe të pastër si loti.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017