Kuvendi Komunal i Gjilanit dje e mbështeti vetëm pjesërisht kërkesën për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti paraprak dhe sot Grupi i Këshilltarëve të LDK-së doli me një deklaratë rreth kësaj çështje, përkatësisht për qendrimin e tyre:
Deklarata e tyre:
Këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan përkrahin kërkesat e domosdoshme dhe urgjente të Shoqatës HANDIKOS, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, rritjen e pagave për punëtoret e Ndërmarrjes “Tregu” dhe projektin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan
Pas takimeve të cilat i kemi mbajtur me këto grupe, dje, në seancen V të Kuvendit Komunal në Gjilan, Këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me këshilltarët e partive opozitare në Kuvend, përkrahen bartjen e buxhetit për kërkesat e domosdoshme dhe urgjente të Shoqatës HANDIKOS, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, rritjen e pagave për punëtoret e Ndërmarrjes “Tregu” dhe projektin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.
Nuk lejuam mashtrimin që tentoi t’u bëhej qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, që të barten mjetet në tërësi që i pari ekzekutivit ka dështuar t’i shpenzojë, por me vendim të Kuvendit, bartëm mjetet të cilat janë urgjente për kategoritë e përmendura. Sot, edhe vet i pari i ekzekutivit, pranoi publikisht se kanë qenë të paaftë t’i shpenzojnë 2.5 milionë euro të buxhetit komunal, e për pasojë shumë projekte kanë ngecur.
Në seancat e radhës, sikurse edhe sot, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë rolin e saj konstruktiv, ashtu siç i takon si partia më e madhe në Kuvendin Komunal.
Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan,