Kosova sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri”, para ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.
Përfaqësuesja e drejtuar nga Challandes duket se ka atmosferë tejet të mirë para dy ndeshjeve tejet të rëndësishme si mysafire, ndaj Malit të Zi e Bullgarisë.
Me shumicën e lojtarëve në formë, por me disa mungesa për shkak të lëndimeve, Kosova nuk duhet lejuar asesi humbjen ndaj Malit të Zi nëse do arritjen e objektivave të saj.
Nuk dihet ende nëse Challandes do të startoi të premtën me Hadërgjonajn nga minuta e parë. Në mesfushë janë dilemat më të mëdha për shkak të disa mungesave.