Nga masoviteti i tubimit të Gruas Demokratike, edhe njëherë u dëshmua se Forca e Ndryshimit po merr mbështetje edhe nga gratë gjilanase. Ato, edhe me fjalët e tyre treguan gatishmërinë për të punuar për fitoren e PDK-së, në krye me kandidatin për kryetar, Zenun Pajaziti.
Ndërkaq, kryetari Zenun Pajaziti, përshëndeti të gjitha gratë që morën pjesë në këtë tubim, duke u zotuar se do të punojë që barazia gjinore të zbatohet në çdo sferë. Ju në mandatin tim do të jeni pjesë e vendimmarrjes.
Madhështinë e këtij tubimi ia shtuan me pjesëmarrjen e tyre edhe veprimtarja dhe deputetja zonja Flora Borovina bashke me deputeten Blerta Deliu, si dhe kryetarja e Preshevës, zonja Ardita Sinani.
Gjithashtu në këtë muaj sensibilizues kundër kancerit të gjirit, u mbajt edhe një ligjëratë e shkurtër për rritjen e vetëdijesimit të grave për këtë sëmundje. Kryetari Pajaziti premtoi se në mandatit të tij spitali i Gjilanit do të pajiset me mamogram.
Gjatë këtij tubimi u bë dhe prezantimi i kandidateve nga rradhët e Gruas Demokratike për asamble komunale: Jyksele Gjinolli-Sylejmani, Arzie Nuhiu, Mimoza Shkodra-Bislimi, Azize Ramadani-Shabani, Valmira Muji, Erlehta Osmani, Valentina Toska, Shkurte Ajvazi, Shqipe Aliu, Eronda Uka, Imrane Thaqi dhe Lumturie Muji-Sejdiu.
Sponsorizuar nga PDK