“E nderuar që me 3 Dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, të nderohem me mirënjohje nga Handikos në Gjilan, në krye me z. Fatmir Shurdhani, për mbështetjen e dhënë në Kuvendin Komunal për këtë komunitet kaq të dashur”, ka thënë Gresa Avdiu, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ajo shtoi se nderi që iu bë e emocionoi, por mbi të gjitha e ngarkoi me përgjegjësi edhe më të madhe, për t’i qëndruar afër me çdo mundësi që ka, ndaj kategorisë më të dashur që e kemi si shoqëri.
“Faleminderit për vlerësimin që më keni bërë dhe për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë këtij viti. Jemi pranë jush, çdoherë”, ka thënë Avdiu. /2LONLINE/