Gratë punonjëse të KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan shprehin shqetësim të thellë në lidhje me ngjarjen e fundit të rëndë te vrasjes së një gruaje nga partneri i saj në Pejë!
Si përfaqësuese të KRU “Hidromorava”, të njësitit tonë punues, si vajza, si nëna, si motra, e mbi te gjitha si GRUA kemi ndierë detyrimin moral të shprehim indinjatën dhe solidaritetin tonë për çdo akt të dhunshëm ndaj grave në çdo kontekst, përfshirë atë të dhunës në marrëdhëniet bashkëshortore.
Ngjarja e fundit e vrasjes së gruas nga partneri i saj në Pejë na ka tronditur dhe na ka nxitur të reflektojmë thellësisht mbi rëndësinë e kujdesit dhe respektit ndaj të gjitha grave. Ne mbështesim plotësisht çdo zë që ngritet në kundërshtim të dhunës ndaj grave, duke bërë thirrje për një angazhim të fortë në luftën kundër kësaj realiteti të dhimbshëm shoqëror.
Dhuna fizike dhe emocionale ndaj grave është një shkelje e rëndë e të drejtave themelore njerëzore dhe ligjore. Ne besojmë se çdo akt i tillë duhet të hetohet dhe ndëshkohet në përputhje me ligjin, duke garantuar drejtësi për viktimat dhe parandalim të ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Cdo grua meritonë të trajtohet me respekt, nderim dhe dashuri në çdo sferë të jetës së tyre, dhe kemi përgjegjësinë si shoqëri të sigurojmë një ambient të sigurt dhe të mbrojtur për to.
Gratë duhet të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura në shoqërinë tonë, andaj në rastin e një vrasjeje ndaj gruas, çdo përpjekje për të ulur dënimin është një injorim i rëndë i vlerave tona si shoqëri dhe i vlerës së jetës së humbur.
dënim maksimal ndaj çdo vrasësit, ndaj veprave të tyre monstruoze, thuhet në komunikatë ne Hidromoravës. /2LONLINE/