Gratë fermere të Sllatinës dhe Lubishtës përfituan sistem të ujitjes nga Projekti për Aftësitë për Punësim Rural
Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e sistemit të ujitjes për 28 gra fermerë të fshatrave Sllatinë dhe Lubishtë.
Projekti për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas Intercooperation dhe GLV “ Vitia”, realizohet në bashkëfinancim me komunën e Vitisë. Në ceremoninë e ndarjes së këtij donacioni, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar përkushtimin e Institucioneve komunale për të mbështetur sektorin e bujqësisë edhe në të ardhmen.