Në takimin e mbajtur me gra dhe të reja, kryetari Alban Hyseni, kandidatja për asamble Ema Aliu dhe deputetja Arijeta Rexhepi, dëgjuan kërkesat e hallet e tyre.
42% e listës tonë përbëhet nga gratë, listë në të cilën përfshihen të gjitha moshat e profesione të ndryshme.
Kryetari Alban Hyseni dhe kandidatja më e re në listë Ema Aliu, u zotuan se qeverisja e re komunale do të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët dhe do të angazhohen në hapjen e perspektivës për të rinjtë e gratë.
Po kthehet shpresa, për gratë e për rininë. Bashkë qeverisim!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/