• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Opinion
  3. Arsimi dhe zhvillimi i tij
Opinion

Arsimi dhe zhvillimi i tij

Redaksia 2LONLINE 5 Tetor, 2021 4 minuta lexim
 Arsimi dhe zhvillimi i tij

Kosova duhet të hulumtojë se cila metodë është e përshtatshme, për zhvillimin dhe dërgimin e arsimit në një nivel më të lartë,  dhe ti marrë për bazë edhe specifikat e vendit dhe rajonit në të njejtën kohë.

Shkruan Bekim Thaqi

Deri më tash ndoshta ka pas qëllime të mira, mirëpo që nuk janë hulumtuar si duhet dhe që më tepër kanë qenë marrje ose  kopje e sistemeve arsimore dhe planprogrameve të vendeve të zhvilluara, dhe ku  në asnjë moment nuk janë inkorporuar faktorët dhe rrethanat vendore dhe nuk janë përshtatur me sistemin e edukimit në vend.

Qëllimi ka qenë më tepër tek përzgjedhja e kurrikulave ” të suksesshme”, por nuk është menduar zbatimi i tyre dhe nuk është bërë një studim fizibiliteti se sa ka mundësi që këto “projekte ” të kenë sukses.

Ta zëmë diqka që funksionon në Finlandë jodeomos do të funksionojë në Kosovë, dhe në këtë mënyrë ishte dashtë që të merren parasysh faktorët vendorë.

Një element tjetër, besoj se në punimin e këtyre kurrikulave do të ishte tejet e rëndësishme të merren si këshilldhënës edhe mësimdhënësit e cikleve të ulëta dhe të mesme, sepse ndonjëherë duket se profesorët universitarë e kanë humbur lidhjen shpirtërore me ciklet e ulëta dhe ndonjëherë idetë e tyre megjithëse mund të jenë të mira, e kane humbur kontaktin e drejtpërdrejtë  me problemet dhe rrethanat e ciklit të ulët dhe të mesëm dhe kjo rezulton në kurrikulë jo të zbatueshme në praktikë.

Një pjesë të madhe në këtë zhvillim do ta luante edhe teknologjia, si p.sh tabelat e kompjuterizuara, laptopët dhe Ipad-ët. Në shumicën e shkollave tona kemi kompjuterë të vjetër që janë donacione,  dhe të cilët nuk shfrytëzohen aspak ose shumë pak dhe që shpesh edhe nuk lidhen as me internet , si dhe kemi projektorë të cilët sa do që paraqesin një teknologji më të re kanë filluar të zavendësohen me tabela Smart dhe janë veqse  duke u tejkaluar në epokën moderne.

Investimi në arsim nuk bëhet vetëm me trajnime dy tre ditore ose javore të mësimdhënësve,  por  në atë  mënyrë që disa lëndë në universitet për drejtimet që kanë të bëjnë me mësidhënie të jenë për kurrikulë dhe metodat dhe teknikat e mësimdhënies. Në këtë mënyrë një aspirues për mësimdhënës,  do të kishte provime të veqanta të cilat do e ndihmonin shumë punën e tij më vonë dhe që asnjë trajnim dy tre ditor nuk mundet me i zavendësua.  /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale arsimi Bekim Thaqi Opinion
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Sport

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po

16 Maj, 2022
Sport

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022
Gjilan

Vlora Latifi-Sylejmani u zgjodh kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK)

16 Maj, 2022
Policia

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve

16 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

16 Maj, 2022

Minutat shtesë ia sollën fitoren Dritës

15 Maj, 2022

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

15 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 449 gjoba trafiku, 50 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

15 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com