Granit Xhaka shkëlqeu edhe një herë me radhë me fanellën e Arsenalit. Mesfushori kosovar por që luan me kombëtaren e Zvicrës, ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e Arsenalit ndaj Swansea City me rezultat 4:0. Graniti kompletoi 93.5% të pasimeve dhe kishte përqindjen më të mirë në fushë.
Xhaka madje është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga Goal, së bashku me Laurent Koscielnyn e Arsenalit.
I pandalshëm këtë javë ishte edhe Harry Kane, i cili realizoi tre gola në fitoren 4:0 të Tottenham ndaj West Bromit.
Marcos Alonso realizoi dy herë në fitoren e Chelseat ndaj kampionëve të Leicester City 3:0. Spanjolli po ashtu është përfshirë në formacionin e javës.