• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Katër vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

Redaksia 2LONLINE 16 Janar, 2017 3 min
 Katër vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së

Shkruan: Refik HASANI

Në këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhej të kthehet.

Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty, dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Simbolika është në këtë datë të heqjes së dhunshme të Lapidarit të ndezën qirinj në të gjitha hapësirat tona etnike Shqiptare.

Qirinj të ndezën edhe nga njerëz që do të shkojnë në Preshevë në mënyra të organizuar ku do të vendosin lule të freskëta dhe të ndezin qirinj para objektit të Komunës së Preshevës. Respektimi me një minutë heshtje duke qëndruar gatitu para këtij vendi në vendin ku ishte vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është obligim moral, institucional, kombëtarë dhe kushtetues.

Në këtë ditë kjo hapësirë para objektit të Komunës së Preshevë do të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Ky vend i shenjët dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave.

Simbolika e 20 Janarit, është tepër e madhe në katër vjetorin e heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimenzionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë do prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e kësaj Krahine.

Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cep të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapësira tjera etnike Shqiptare. Vizita, si veprim do të kontribuonte që sa më shumë opinioni i gjerë Shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë kësaj Krahine.

***
Prishtina e Tirana zyrtare vazhdojnë heshtjen që tash e katër vjet, asgjë nuk kanë ndërmarrë as në kuptimin deklarativë apo ndonjë kushtëzim që ky Lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin. Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona Shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e kësaj Krahine.

Etiketa:Buanoc lapidari Lugina Prishtina Refik Hasani Tirana UÇPMB-së
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

9 Janar, 2023

Ardita Sinani: Lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

29 Tetor, 2022

Regjistrimi masiv nënkupton fuqizim politik dhe institucional

24 Tetor, 2022

Drita e kishte fitoren në duar, ia rrëmbeu Prishtina në minutat shtesë të lojës

19 Tetor, 2022

Arrinë 36.000 numri i qytetarëve të komunës së Preshevës që janë regjistruar

17 Tetor, 2022

Thirrje për regjistrim pas takimit të përbashkët me liderët e luginës

13 Tetor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com