Përfundon procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) në Gjykatat Themelore.
Ka vazhduar edhe sot procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJjK) edhe në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe Gjykatën Themelore në Gjilan.
Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, gjyqtari Besnik Bislimaj, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil, mori votat e duhura nga kolegët e tij si kandidatë për anëtarë të KGjK-së.
Nga radhët e Gjykatës Themelore në Gjilan, kandidatë për anëtarë të KGjK, me shumicë votash është zgjedhur gjyqtari, Veli Kryeziu, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal.
Procesi përfundimtar i votimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të mbahet më datë 21 qershor 2021. /2LONLINE.com/