Kryetari i gjyqtarëve në kuadër të FFK-së, Përparim Hasani së bashku me bashkëpuntor të tij ka vizituar portierin e Trepçës 89, Arben Beqiri i cili është diagnostifikuar me tumor.
Gjyqtarët e Kosovës në këtë vizitë, dhuruan 775 euro të tubuar nga iniciativa e tyre.
Lajmin e ditur e ka bërë kryetari, Hasani në rrjetet e tij sociale:
“Se bashku me bashkëpunëtorë sot vizituam portierin e KF ‘Trepça’89’, Arben Beqiri. Ky i fundit muaj më parë bëri të ditur për opinion se është diagnostifikuar me tumor në lukth. Në emër të Gjyqtarëve gjatë kësaj vizite i dhamë kurajë Arbenit dhe e inkurajuam duke shpresuar që sa më shpejtë të kthehet në fushat e blerta. Po ashtu, në emër të gjyqtarëve iu dorëzua shuma prej 775 Euro, të cilën e kanë mbledhur gjyqtarët me vetiniciativë, ka shkruar Hasani.”