Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar emrat e zyrtarëve të ndeshjes për 1/8 e finales në Digitalb Kupën e Kosovës.
Ndeshja kryesore e këtij rrethi do të zhvillohet në Therandë ku Ballkani pret Trepçën ’89.
Kjo ndeshje do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve me stemë të FIFA-s, Genc Nuza kryesor me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Berisha.