DYLON

Drita nuk e arrin dot finalen e Kupës së Kosovës

Drita nuk e arrin dot finalen e Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase, FC Drita nuk e ka arritur finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit ndaj Prishtinës (0:1), ndërkohë që ballafaqimi i parë kishte përfunduar pa gola.

Ishte kjo ndeshja kthyese e gjysmëfinales të Kupës së Kosovës në Futboll, që Drita e humbi në minutat e vazhdimit, fatkeqësish nga një autogol, pasi Dabiqaj dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij. Loja në kohë të rregullt kishte përfunduar pa gola dhe vazhdimet e prodhuan vetëm këtë autogol për 0:1, që ishte edhe epilogu i këtij takimi, i cili përcaktoi finalistin, skuadrën nga kryeqendra.

EkoHigjiena

Prishtina në finale do të ballafaqohet me skuadrën e Ballkanit, pasi ajo sot luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por se e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 0-1.

Ndërsa, Dritës i mbetet të fokusohet në ndeshjet e mbetura në Superligë, për të vazhduar garën për titull, apo daljen në Evropë,  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.