Kualifikimi përmes Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup

Kualifikimi përmes Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup

Liga e Kombeve ka qenë një garë jashtëzakonisht interesante dhe e mirëpritur nga Kombëtaret evropiane.

Ky format i krijuar nga UEFA ndanë në katër Divizione ekipet kombëtare ku formohen grupe, ndërsa fituesit e divizioneve fitojnë një biletë për në kampionatin evropian.

Kosova pasi ishte fituese e grupit në Divizionin D, ka kaluar në gjysmëfinale të këtij divizioni dhe synon një vend në Euro 2020.

“Dardanët” janë kualifikuar në Divizionin C dhe tani ndodhen në vazon e dytë të këtij divizioni.

Në anën tjetër në të njëjtin divizion ndodhet edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe të dyja shtetet mund të vendosen në të njëjtën grup, pasi kuqezinjtë janë në vazon e parë.

Përveç Shqipërisë, në vazon e parë janë edhe Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia, ndërsa në vazon e dytë përveç Kosovës janë edhe Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Qipro.

Në vazon e tretë janë Sllovenia, Estonia, Lituania dhe Luksemburgu, ndërsa në vazon e katërt Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Moldavia.

Shorti për grupet e Ligës së Kombeve do të hedhet më 3 mars të vitit të ardhshëm në Holandë.

KOMENTE