Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim të enjten, përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Admovere”, me këtë rast temë e diskutimit ka qenë çështja e profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të rënë ndesh me ligjin.
I pari i gjykatës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar këtë organizatë në ofrimin e të dhënave për stafin akademik të UP-së, gjë që është mirëpritur ky bashkëpunim nga Aulona Memeti dhe Shkëlzen Gashi.
Raporti i cili është duke u punuar, ka për qëllim të nxjerrë të dhëna lidhur me atë se sa kanë rënë ndesh me ligjin profesorët e UP-së.
“Admovere” aktivitetet e saj ka orientuar në drejtësi tranzicionale, edukim dhe ndërtim të paqes.