Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK’së. Vendimi është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.
“Të mërkurën, më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi rastin KO119/14, të parashtruar nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014, dhe me të cilin obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.”shkruan zeri..