Nga një janari në Rrethin e Pçinjës punojnë tre gjykata themelore, në Vranjë, Bujanoc dhe Surdulicë si dhe njësitë gjyqësore në Preshevë, Vlladiçki Han dhe Bosilegrad.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Vranjë, Srboljub Millosavljeviq, për agjencinë Beta ka deklaruar se sa i përket të rejave rreth shtrirjes së rrjetit të gjykatave, me Ligjin e ri të njësive gjyqësore dhe të selive të gjykatave, kanë të bëjnë me ate se gjykimet civile dhe lëndët e tjera të cilat nuk janë nga fushat që kanë të bëjnë me çështje penale, mund të zhvillohen edhe në njësitë gjyqësore në Preshevë, Vlladiçki Han dhe Bosilegrad, deri sa për lëndët me raste penale do të duhet të gjykohen vetëm në gjykatat themelore.
“Risi është se për dallim nga viti i kaluar kur njësia gjyqësore në Preshevë ishte në juridiksionin e Gjykatës Themelore në Vranje, me ligjin e ri tani do të jetë në juridiksion të Gjykatës Themelore në Bujanoc i cili njëherit do të rregullojë çështjet rreth kompetencave të saj, respektivisht do të vendos se kush do të gjykojë në Preshevë dhe cilat lëndë”, është shprehur Millosavljeviq.
Ai ka theksuar se para prurjes së vendimit mbi Ligjin e ri për njësitë gjyqësore dhe selitë e gjykatave, është shfrytëzuar qëndrimi se Gjykata në Bujanoc është përgjegjëse për komunën e Bujanocit dhe Preshevës, ndërsa më vonë, gjatë aprovimit të ligjit, kjo është riformuluar ashtu që njësia gjyqësore në Preshevë të paraqesë njësinë pranuese por edhe ekzekutuese.
Sipas fjalëve të tij ende nuk është kryer formulimi deri në fund, pasi nuk dihet se a do të jenë të gjitha zyret e Gjykatës Themelore në Bujanoc apo ndonjë do të kalojë edhe në Preshevë.
Me rastin e aprovimit të Ligjit për njësitë gjyqësore dhe selitë e tyre i cili parashikonte vetëm Gjykatë Themelore në Bujanoc si dhe Prokurori themelore në Preshevë, kanë protestuar liderët politik shqiptar të Luginës të cilët kanë kërkuar që si Bujanoci edhe Presheva të kenë gjykata themelore dhe prokurori.
Për këtë dhe arsye tjera liderët politik shqiptar të Bujanoci dhe Preshevës në nëntor kanë paralajmëruar ndërprerjen e bisedimeve të mëtutjeshme të filluara në qershor të vitit të kaluar, rreth arsimit, shëndetësisë, organeve të drejtësisë dhe kulturës, në bazë të Platformës prej shtatë pikave të cilën me propozim të liderëve shqiptar e pat aprovuar Qeveria e Serbisë./titulli/