Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit D. T.
Në njoftimin e gjykatës thuhet:
Më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Hamdi Kastrati” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., po ashtu nga fshati Dobërçan, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur, aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ikë në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ndërsa i pandehuri i’u ishte vu pas në ndjekje dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e zen viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për ti ndarë, e kap për trupi të pandehurin D. T. dhe e largon nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarin e dërgon deri tek ordinanca private, aty nga doktori i jepet ndihma e parë mjekësore dhe të njëjtin e transportojnë deri në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku edhe konstatohet vdekja, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara. I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet.
Më këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, vepër të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktvendimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit, njofton Gjykata e Gjilanit. /2LONLINE/