Trupi i njeriut e ka një cikël natyral 24-orësh, ku temperatura rritet në pasditen e vonshme dhe bie në pikën më të ulët rreth orës 05:00. Me rënien e temperaturës së trupit, ne jemi më të aftë të flemë.
Nëse temperatura bie më shumë apo rritet, personi ka tendenca ta ndërrojë më shpesh krahun e fjetjes gjatë natës dhe rrjedhimisht të bëjë gjumë më të keq.
Prandaj, një dhomë e ftohët e inkurajon gjumin kualitativ.
Hulumtuesit australianë gjithashtu kanë konfirmuar se dhoma e ftohtë shpie në gjumë më të pushueshëm.
Fjetja në dhomë të ftohët ju ndihmon të dukeni edhe më të ri, pasi që temperaturat e larta e ndalojnë lirimin e melatoninës në trup.
Në mesin e përfitimeve tjera që i sjell fjetja në dhomë të ftohët është edhe rritja e disponimit, parandalimi i sëmundjes së Alzheimerit,