Shkruan: Sami ARIFI
Elementet që e forcojnë shtetin kombëtar janë ushtria e centralizuar, akademitë dhe universitetet si dhe konfesionet e unifikuara…
-Gjuha jonë nga lashtësia e pellazgëve me mijëra vjet ka qenë e para dhe është folur në tri kontinente në Azi, në Afrikën e Veriut dhe në Evropë…dëftohet më së miri që nga Thoti 12.000 vjet para lindjes së Jezusit, te Agroni, Teuta, Konstandini, Justiniani, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nëpër kohë deri te Ismail Qemali e Adem Jashari…
-Si vende të zgjedhura për pelegrinazhe mundë edhe sot të caktohen Kruja, Prizreni, Shkodra Korça e të tjera…me figurat unifikuese historike të konfesioneve që tani mbajnë shqiptarët: Mysliman, katolik, ortodoksë e bektashinj me Ymer Haxhi Prizrenin, At Gjergj Fistën, Naim Frashërin si dhe me Papa Kristo Negovanin….
-Pellazgjishtja ishte gjuhë e parë nënë e njerëzisë, nga kjo gjuhë lindën gjuhë të tjera mbesa e stërmbesa në rruzullin tokësor të mbarë shoqërisë…
-Si vende të zgjedhura për pelegrinazhe me heronjtë kombëtar teolog myderriz, Haxhi Ymer Prizrenin, që luftoi për çlirim kundër Perandorisë Osmane duke e udhëhequr Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, vëllezërit Abdyl dhe Naim Frashëri të konfesionit bektashi, At Gjergj Fishta teolog i përkatësisë shqiptare katolike duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për alfabetin shqip, si dhe teologu shqiptar ortodoks, Papa Kristo Negovani, që luftoi shovenizmin grek ndaj shqiptarëve…
-Në vende ku edhe sot jeton etnicitetii ynë si në Krujë, Prizren, në Shkodër e në Korçë…të ndërtohen vende të shenjta të mbahen pelegrinazhe unifikuese të përbashkëta për të gjithë konfesionet që mbajnë shqiptarët nëpërmjet tre figurave madhështore: Ymer Prizrenin, vëllezërve Naim dhe Abdyl Frashërin, At Gjergj Fishtën, Papa Kristo Negovanin duke u pri në ballë figurat madhore të çështjes kombëtare Skënderbeu Ismail Qemali, dhe Adem Jashari. Uroj që kjo të realizohet me ndihmën e akademive dhe me financimin e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, sa më parë, për tu fuqizuar shqiptaria me shtetin e tyre…nëpërmjet pelegrinazheve në vendet të përbashkëta për të gjithë shqiptarët pavarësisht prej konfesioneve të ndryshme që kanë populli shqiptar… /2LONLINE/