(2L ONLINE) – Tek kjo pasqyrë etruske duket qartë Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjni dhe kjo është padyshim një sqarim i kuptimit në portret.
Vini re se në shkrimin ndodhur te kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:)* pra kjo jep mundësin për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në leximin e tyre.
Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Hercule pas ngjalljes niset për ne Olimp akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (VNIAL*), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re është edhe një ringjallje.
Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet në i pavdekshëm, qiellor dhe jep lamtun* duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA*) se malit të zotave.
Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti ku Herkule shtrëngon dorën personit tjetër dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala me tipike e tradicionale LAMTV = LAMTU-mirë.
Kam kënaqësinë tu them me bindje se teksti që mban në dorë hyjni, pas zanave deshifruar nga unë ka kuptim të plotë 100% vetëm në gjuhën shqipe dhe në asnjë gjuhë tjetër pretenduar, ku sipas disa studiuesve të tjerë mendohet se aty ndodhen emra perëndish gjë e cila për mua është e pa vërtet dhe e pa bazë !
Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala ZA = RON, ROJ,i përket shqipes së vjetër dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή fjalë e cila sot ndodhet e huazuar në gjuhën greke)
Atëherë lexoni me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me germën: “K” si dhe germa:”D”=R, tashmë te konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë.
Në tabelë kemi: ECA: ZOEN: TPAIKNAC: HEDCLE: VNIAL: KVANODA:SCE.
e cila korrespondon me gjuhën shqipe: E KA: ZOIN: TE PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE … në shqipen e sotme kemi: E KA JETEN TË PA IKNAS (të pa ikur, të pa ndërprerë, i pavdekshëm) HERKULE UNGJALL (uniall) KU VDEKJE SKE (ron,arron ske) …!!!
Tek figura e tretë: Legjenda e Herkulit vazhdon, Herkule në këtë foto duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp. Kjo foto tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: ‘HEDCLE LAMTV” baras kjo me fjalën më tipike shqiptare “LAMTU” e cila përdoret akoma dhe sot në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë! Pra sqaroj edhe njëherë aty shkruhet shqip “HERKULE LAMTU”/mirë.
… Ju faleminderit, respekt e mirënjohje për të gjithë miqtë e mi dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë kudo që ndodhen, që besojnë e mbështesin se gjuha jonë shqipe është gjuhë hyjnore mëme e gjithë gjuhëve indioeuropiane por dhe më gjerë!
Aleksander Hasanas – (Mili Butka) – Korçë