Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve me tabela 06, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan – Dardanë në hyrje të fshatit miresh komuna Gjilan.
Kjo informatë, me foto është pranuar falë bashkëpunimit me qytetar me datë 16.02.2022, në orët e paradites.
Policia, e ftoi drejtuesin e mjetit, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar dhe gjatë hetimit u mësua se i njëjti nuk posedon as leje të vozitjes, i njëjti gjobitet sipas ligjit 05/L-088 të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, si në këtë rast dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 . Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitetin e plotë. /2LONLINE/