Inspekcioni i Gjilanit gjobit pronarët e kiosqeve afër shkollave për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç, njofton Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit.
Sipas kësaj drejtorie janë gjobitur disa kiosqe që gjenden afër shkollave, për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën moshën 18-vjeçare.
Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave, ku edhe është vërtetuar pas inspektimeve.
“Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë e para e Inspekcionit në Gjilan. /2LONLINE/