Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë gjobitur 798 qytetarë në bazë të ligjit Covid-19. Ata nuk kishin respektuar masat e ndërmarra ndaj coronavirusit.
Përndryshe, policia ka shqiptuar gjoba edhe për shkelësit e rregullave të trafikut.
Janë shqiptuar 981 tiketa trafiku.
Ndërsa, kur jemi te aksidentet e trafikut, janë regjistruar 49 të tilla, 18 prej të cilave me të lënduar dhe 31 aksidente tjera pa të lënduar, por me dëme materiale.
Ndërkohë, policia ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, prej tyre 15 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/