Është mbajtur seanca e parë dëgjimore për tre mjeket e akuzuara, gjinekologe të Spitalit Regjional të Gjilanit, ndaj të cilave është ngritur aktakuzë me dyshimet se nga pakujdesia dhe neglizhenca mjekësore dërguan deri në vdekjen e pacientes Arbenita Spahiut, e cila kishte gjakderdhje pas lindjes së foshnjës së saj.
Mjeket e akuzuara – Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjosa Kosumi, folën para gjykatës, në seancën e sotme duke refezuar të pranojnë fajin për vdekjen e pacientes së tyre 27 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë prokurori i shtetit Arben Ismajli ka lexuar aktakuzën, e pas kësaj seance pritet ankesë nga ana e avokatëve të të akuzuarave brenda 20 ditësh.